Gjatë fjalës së tij në Kuvend deputeti Myslim Murrizi shpërtheu i revoltuar dhe sulmoi ashpër ish-sigurimsat e diktaturës. Murrizi tha se janë me qindra ish-oficerë të Sigurimit, të punësuar në Ministrinë e Brendshme.
“Shqiptarët boll janë mashtruar nga postkomunistët. Në Ministrinë e Brendshme janë të punësuar 234 oficerë të ish-Sigurimit të Shtetit. Si mundet që Instituti të jetë me duar të zgjidhura dhe të ketë informacion mbi të gjithë dokumentet e ish-sigurimit?
Edhe në DSIK që lëshon certifikata sigurie për gjyqtarët, ai që lëshon certifikatat në fakt është Mark Ndreca, një ish-oficer famëkeq. Janë këta që vendosin për fatin tonë.” – tha ndër të tjera Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post