Reshjet e mëdha të shiut dhe të borës që kanë vështirësuar qarkullimin në shumë rrugë të Kosovës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në lagjen “Dardania” në qytetin e Gjakovës. Nga fotot duken se se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Në këto fotografi shihet edhe një automjet se si është fundosur nga reshjet e shiut.
Në ndërkohë komuna ka njoftuar se deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc.
Komuna iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112 në rast të vështirësive.
Në ndërkohë nga policia Rajonale e Gjakovës kanë njoftuar se kanë pasur nevojë edhe për evakuim, disa rrugë janë të mbyllura ndërsa numri i shtëpive të përmbytura është mjaft i madh.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post