Vendi ynë ditët e fundit, është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu e bore duke sjelle probleme në disa qarqe, ku ka pasur edhe prezence bore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se fatmirësisht duket se mëngjesi i sotëm ka nisur me kushte të përmirësuara atmosferike, ku në Jug dhe në Rajonin qendror reshjet kanë pushuar.
Ndërkohë po punohet për pastrimin e rrugëve dhe për hedhjen e kripës në ato segmente ku ka prezencë të borës.
“Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.
Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore “, thuhet në postimin e ARRSH.
Diskutime rreth kësaj post