Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pas takimit të gjatë me anëtarët e Këshillit Politik, ka deklaruar se, Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të historisë së saj. Ajo iu referua reformës zgjedhore, për të cilën po negociohet për arritjen e një konsensusi mes palëve, ku theksoi se, të gjitha palëve u është kërkuar që të bëjnë lëshime.
Diplomatja amerikane theksoi më tej, se reforma duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, por mund të arrihet dhe konsensus përtej tyre. Por për çdo pikë përtej tyre që nuk arrihet konsensus, partitë do të duhet t’i tërheqin ato.
“Qëllimi ynë sot dhe dje, pasi ne do të takohemi sërish është që të prodhohet një reformë që të plotësojë rekomandimet ODIHR, në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në BE.Nëse partitë do të arrijnë konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve e të ODIHR, ne do të bime dakord me to. Por, nëse konsensusi përtej rekomandimeve të ODIHR apo kundër këtyre rekomandimeve nuk është i mundur, atëherë partitë do të duhet t’i tërheqin këto kërkesa”, përfundoi Kim.
Diskutime rreth kësaj post