Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ndërsa ka komentuar përplasjet e fundit politike mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me hapjen e listave zgjedhore, ka theksuar se kjo nuk është kauzë e partive politike, por një aspiratë e qytetarëve shqiptarë.
Në një prononcim për Vizion Plus, Patozi tha se “dy fortesat” janë trembur dhe se lajmi i mirë për shqiptarët sipas tij është diga po çahet.
“Hapja e listava nuk është një kauzë e partive politike, por është e qytetarëve shqiptarë. Fakti është se dy fortesat i kam parë të trembura. Më parë as bëhej fjalë të flitej për hapje të listave e ndryshim të sistemit, ndërsa tani dy ushëheqësit janë në një garë të ethshme për t’i lënë njëri-tjetrit në prehër përgjegjësinë e mos hapjes së listave nëse ndodh. Dhe ai që mund të arrijë një rezultat të marrë meriten.
Por, lajmi i mirë për shqiptarët është se diga po çahet. Hapja e luistave si një aspiratë e popullit shqiptar, është një gjë që nuk mund të mbahet më dhe këtë e kanë kuptuar edhe dy udhëheqësit, që janë pengmarësit më të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri”, tha Astrit Patozi.
Diskutime rreth kësaj post