Deputeti Myslym Murrizi tha se në vitin 2017 ishin Basha dhe Rama ata që i hoqën koalicionet, ndërsa kur i propozoi opozita parlamentare nuk është mirë.
“Vetë i hoqën në vitin 2017 Rama dhe Basha koalicionet. Pas marrëveshjes së tyre që ishte pazar, as Dash Shehu, as Fatmir Mediu nuk ishin.
Kur i prishin këta koalicione këta i bëjnë për të mirën e shqiptarëve, kur i kërkojmë ne të tjerët, është qamet i madh për këta. Në vitin 2008 kur e prekën kushtetutën dhe e bënë çorap pa referendum, ishte për të mirë të shqiptarëve, kur e themi ne nuk bën, por po ta thonë sërish këta bëhet prapë”, – tha Murrizi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post