Ish-deputeti Balliu Klevis Balliu shprehet se në Partinë Demokratike nuk ka vend asnjë person që e shikon këtë parti si “lopë për ta mjelur”.
“Kushdo që do të marrë pjesë është mëse i mirëpritur për nëse dikush e sheh se nëse nuk është deputet PD nuk bën, se nëse nuk është Ministër ai PD nuk bën. Ai nuk e ka vendin në atë parti sepse ai e sheh atë parti për ta mjelur dhe nesër e sheh edhe Shqipërinë për ta mjelur.
Këto figura duhet ti ndajmë. Kushdo që ka dëshirën të angazhohet patjetër që është i mirëpritur për të punuar për interesat kombëtare të Shqipërisë. Tezat që të vi unë dhe ikë ky nuk funksionon.
E kam shumë mirë parasysh kush janë emrat që ju mendoni, PD nuk u ka asnjë borxh atyre njerëzve se i mbajti 8 vjet Ministra dhe deputetë. Janë ata në borxh me PD dhe strukturat e PD. Duhet të vërtetojnë dhe të punojnë më shumë se çdokush që PD të vijë në pushtet dhe pastaj të mendojnë për karrierat e tyre”, tha Balliu.
Diskutime rreth kësaj post