Pas Ermonela Felajt dhe ministres Spiropali, edhe deputet i PS, Musa Ulqini ka folur për emërimin e vakancës së dytë të presidentit Meta në Gjykatë Kushtetuese pak orë më parë. Ulqini shprehet se dekretimi i Presidentit nuk është i drejtë.
“Kemi 6 anëtar deri tani të Gjykatës Kushtetuese. Nuk bëj dot koment specifik për këtë çështje. Presidenti sonte do të jetë në konferencë dhe do të shprehet. Jam i bindur që të gjitha shpjegimet që na janë dhënë me shkrim në Kuvend ditën e hënë dhe që ne kemi votuar.
Kuvendi ka zbatuar Kushtetutën ditën e hënë. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, ku 3 zgjidhen nga Presidenti i vendit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Në të tre rastet kandidatët burojnë nga Këshilli i Lartë i Emërimeve (AKED).Në Kushtetutë parashikohet që nëse Presidenti, Kuvendi apo edhe Gjykata e Lartë nuk kryejnë funksionin e vetë Kushtetues se duke mos zgjedhur një emër nga 3 emra që shkojnë në AKED, kështu në mënyrë automatike, shkon emri i parë që rezulton në krye të listës.
Kjo është parashikuar për të zgjidhur ngërçin. Dekretimi i Presidentit nuk është i drejtë. Është lajm shumë i mirë, që Kuvendi me dy propozimet dhe AKED me propozimet që ka sjell mundësojë një nga kushtet e Bundenstagut të realizohen dhe Gjykata Kushtetuese të fillojë të punojë. Do të marrë fund kalvari i gjatë i Gjykatës, pasi deri më tani nga Vettingu ka kaluar vetëm një anëtare, Vitore Tushen.”– shprehet deputeti.
Diskutime rreth kësaj post