• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagon analisti Kim Mehmeti: Nano pleh politik, nuk e mbulon dot keqqeverisjen e piktorit

5 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
344
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur shqiptaro-maqedonas Kim Mehmeti ka komentuar në Syri Tv edhe intervistën e dhënë mbrëmë në ‘Opinion’ nga ish-kryeministri Fatos Nano, që ka shkaktuar jo pak debat ditën e sotme në opinionin publik.

Reagimi i Kim Mehmetit:

“Po e ndiqja atë intervistë copa-copa dhe më la të kuptoj që Fatos Nano është nga të rrallët poltikanë që thotë gjëra absurde, p.sh se rrallë kund në botë opozita akuzohet për keqqeverisjen e qeverisë.

Kur dëgjoj emrat e disa politikanëve shqiptarë më kujtohet plehu poltik që kanë prodhuar në 30 vite politika shqiptare dhe që nuk ka kush ta pastrojë.

Kur më përmendet Fatos Nano me kujtohet burrështetasi i mëmëdheut tim që ishte shumë i ëmbël me Presidentin e dikurshëm të Maqedonsië, Branko Cervenkovski, për çfarë unë shkruaja në një koment që unë e përfundoja me konstatimin që nga miqësia e tyre nuk kanë asnjë dobi shqiptarët, por vetëm prodhuesit e wiskeyt.

Kur bëhët fjalë për intervistën e fundit të Nanos, unë mund të them se ai është argat politik që u ka shërbyer të gjithëve.

Se është nga ata që politikën e konsiderojnë si biznes ku duhet ti përmbahesh një parimi, ku nuk vlen e vërteta, për të cilën nuk të paguan askush, apo që ske ndonjë përfitim.

Pse shtiremi sikur nuk e dimë, edhe ata që në intervistën i fundit ai i shan, u ka shërbyer aq ndershëm sa edhe piktorit tani.

Por sido që të jetë, intervista e fundit ishte nga ato të shumtat që nuk shpalosi, por mbuloi të shkuarën.

Nano ka shumë arsye për ta mbështetur piktorin.

Sepse shumë veprime të piktorit i pastrojnë njollat nga portreti politik i Nanos.

Sepse sikur të mos ishte rrënimi i Teatrit, kjo arrogancë e piktorit, me siguri që Nanoja do të mbetej në listë si kryeministri më i keq i Shqipërisë.

Mirëpo tani mendoj se piktorin askush nuk mund ta konkurojë si të tillë.

Gjaku politik i Nanos është i kuq, dhe sado ai të ketë bashkëpunuar me gjithë të tjerët, tani në pleqëri e thërret gjaku i tij poltik.

Çfarë do që të thotë Nano për piktorin askush nuk mund ta fsheh se qeveria e piktorit është e harxhuar.

Me piktorin s’mund të kërkohet më as tepsi, as timon, këto janë orvajtje të kota.

Ne u japim një dimension që nuk e kanë.

Çështja është se kjo intervistë e ka groposur thellë edhe autorin e kësaj interviste, Nanon. Sepse siç theksova edhe më parë regjimi i piktorit është i harxhuar.

Edhe njerëzit që i rrinë pranë piktorit e kanë të vështirë ta mbrojnë, por e kanë për detyrë.

Ata po mbrojnë një kufomë politike.

Nuk mund të them se Nano është politikan naiv, se ai di çfarë thotë.

Është absurde të thuash që qeveria ka ardhur në këtë pikë se nuk ka opozitë të mirë.’

Kim Mehmeti u ndal edhe te zgjedhjet që po afrojnë në Kosovë.

‘Kjo situatë besoj se të gjitha ata që donin ta deklasonin kryetarin e LVV, vetëm sa u tregojnë kosovarëve se sa ai shtet është në duart e zhvatësve të tij.

Sido që të jetë, mua më thotë që rinia duhet ta çojë deri në fund betejën poltike që ka nisur, dhe që u ka ardhur fundi atyre që kishin për detyrë të mbronin Kosovën, por që u vunë në shërbim të atyre që e shitën.

Po kështu edhe KQZ dhe atyre që donin ta nxirrnin nga loja LVV, por që fitorja e LVV do të jetë marramendëse.”-shprehet Mehmeti.

Paraardhëse

Doli çift me Andin teksa ishte e lidhur me Beartin, 60 vjeçarja nga Fieri bën reagimin befasues që na la me gojën hapur

Pasardhëse

Ish-deputeti zbulon mesazhin e ‘koduar’ që Yuri Kim i drejtoi Partisë Socialiste

Pasardhëse

Ish-deputeti zbulon mesazhin e ‘koduar’ që Yuri Kim i drejtoi Partisë Socialiste

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.