Deputetja e Partisë Socialiste dhe aerobiologia Elona Gjebrea, e ftuar në studion e “Ditari” në A2, zbuloi se Komiteti Teknik do të sugjerojë brenda disa ditësh mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të brendshme.
Kur u pyet nëse ka nevojë për një strategji ndryshe duke parë rritjen e rasteve të reja me Covid-19, Gjebrea tha:
“Duhet të përshtatemi me situatën që kemi, që është një situatë e papritur, edhe pse me hapjen priteshin rritjet e rasteve. Ka nevojë për masa dhe strategji. Brenda disa ditësh mund të ketë sugjerim për mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të brendshme”.
Sipas Gjebreas, “virusi ka patur një mutacion dhe është bërë më infektiv, por shumë më i adaptueshëm në popullatë”.
Diskutime rreth kësaj post