Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka prezantuar raportin për vendin tonë duke u shprehur se duhet t’i krijohen kushte të rinjëve në mënyrë që ata të qëndrojnë në Shqipëri.
Ajo tha se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet që në kemi vendosur
“Jam e shqetësuar për shoqërinë civile, për pjesëmarrjen e saj në proceset politike. Duhet të vazhdojë reforma kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Reforma në gjyqësor duhet të përfundohet. Kemi shumë gjëra të tjera që duhet të punojmë. Në ditët në vazhdim të gjitha forcat politike duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.
Një nga shqetësimet e tjera është e ardhmja e vendit. Popullsi e re e talentuar. Duhet të krijojmë kushtet që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, pasi ka pasur shumë nga ata që janë larguar. Duhet ti plotësojmë kushtet që të kthehen në vendin e tyre.
Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet që në kemi vendosur. Pavarësisht kushteve për shkak të pandemisë Shqipëria ka punuar shumë për të përmbushur kushtet dhe për të ecur përpara”, tha Santos.
Diskutime rreth kësaj post