• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti, ja dështimet në menaxhimin e pandemisë, nga testet e tenderat sekretë, te “braktisja” e personelit shëndetësor

7 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka shfaqur performancë të dobët në menaxhimin e pandemisë. Me hapjen e ekonomisë situata e koronavirusit duket se doli disi jashtë kontrollit, pasi numri i të infektuarve u rrit në mënyrë të shpejtë ndërsa kapacitetet e testimeve dhe sistemit shëndetësor mbeten pothuajse të njëjta pa ndryshime efektive.

Vendi ynë shfaqi punën më të keqe nga ana e sistemit shëndetësor për këtë çështje, pavarësisht deklaratave të ministrisë për shtim të kapaciteteve testuese dhe monitoruese të rasteve të dyshuara. Konkretisht sipas të dhënave të përpiluar nga shoqata Qëndresa Qytetare, rezulton se brenda një dite në vendin tonë kryhet 1 testim për çdo 6000 banorë, shifër kjo shumë më e ulët nga ajo çka pretendonte MSH.

“Më 17 korrik, nëpërmjet përgjigjes, u informuam se në Shqipëri janë në dispozicion 90 000 teste me kapacitet për kryerjen e rreth 500 -1000 testeve në ditë. Po atë ditë, në vendin tonë u kryen vetëm 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19. Prej asaj dite dhe në vazhdim numri më i lartë i testimeve (në një ditë) është 586 testime, ndërsa dita me numrin më të ulët të testimeve ishte vetëm 267 testime. Mesatarisht gjatë kësaj periudhe vazhdojnë të kryhen më pak se 500 testime çdo 24 orë dhe kjo është një shifër shumë e ulët, me vetëm 1 tampon për çdo 6000 banorë. Kjo shifër është e ulët, sidomos duke qenë se përfshin rastet e reja të dyshuara me COVID-19 si dhe tamponët që përsëriten për survejimin e rasteve pozitive të izoluara”, – tregohet në raport.

“Braktisen” mjekët

Mungesa e vëmendjes ndaj personelit shëndetësor është një nga elementët më të rëndësishëm për të kuptuar menaxhimin e pandemisë në vendin tonë. Është më se e qartë se personeli shëndetësor janë popullata më e rrezikuar nga infektimi me COVID-19, ata sot po njihen si heronj, ama nevojat e tyre për t’u ndjerë të sigurt ndërkohë që ushtrojnë profesionin vazhdojnë të jenë të larta.

Shumë pak mjek janë testuar dhe janë pajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse. Sipas raportit, testimet nuk kanë munguar vetëm për pacientët, por edhe për personelin shëndetësor ku 40% e tyre shprehen se testimi ka munguar edhe kur ata vetë kanë shfaqur simptoma dhe 30% shprehen se kjo gjë ka ndodhur edhe pasi janë vetë-izoluar si pasojë e familjarëve që kanë shfaqur simptoma.

“Sipas stafit shëndetësor, gjatë periudhës Mars-Maj 2020 vetëm një e treta (33%) institucioneve të sistemit shëndetësor në total, ka pasur materialet e duhura mbrojtëse për të përballuar pandeminë COVID-19. Këto mungesa kanë bërë që stafi mjekësor t’i blejë me të ardhurat e veta mjetet mbrojtëse ose t’i përdorin me kursim sasinë e mjeteve mbrojtëse në disponim e diferenca midis spitaleve covid e sistemit parësor vihet re dhe këtu ku shifrat janë respektivisht 60% me 34%. Mungesa e masave të duhura mbrojtëse është edhe një nga shkaqet pse vetë spitalet u kthyen në vatra infeksioni për pacientët”, – theksohet në raport.

Tenderat sekretë në shëndetësi

Referuar raportit të Qëndresës Qytetare vërehet se ministria jo vetëm që po neglizhon situatën për të shtuar kapacitetet për të frenuar virusin, por nga ana tjetër po përdor situatën për përfitime të vetat. Tenderat sekretë janë shfrytëzuar nga qeveri, ku në 15 të tillë vërehet shkelje e dy ligjeve kryesorë për kontratat sekrete. Duke përmendur këtu tenderin për letra higjienike, i cili nuk justifikohet si interes thelbësor për t’u realizuar me tender sekret.

“Për të kuptuar më mirë si u menaxhua situata në Shqipëri, mjafton të shohim kontratat sekrete që qeveria ka firmosur gjatë muajve Mars-Prill 2020. Open Data ka publikuar plot 15 kontrata sekrete për blerje në situatë pandemie. kontratat sekrete janë kontrata që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe që diktohen nga interesa thelbësore të shtetit. Kontrata të tilla zbatohen në rast kemi interesa thelbësorë të shtetit. Nëse nevoja ishte kaq urgjente qeveria mund të përdorte dy nene, nenin 33 për Negocimin e Drejtpërdrejtë e atë 31 për Kërkesën sipas Procedurës së Kufizuar, të garantuar shërbimet në mënyrë të shpejtë dhe transparente. Në rastin e kontrate për furnizimin me produkte letre njëpërdorimshme dhe letër higjienike, është e pakuptimtë pse duhet të konsiderohen interes thelbësor i shtetit”, – theksohet në raport.

Dhe nuk mbaron me kaq vihet re mungesë e theksuar transparence dhe profesionalizmi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Sipas fakteve të raportit ngrihen dyshime të arsyeshme se në Komitetin Teknik të Eksperteve respektohet shumë pak integriteti dhe liria profesionale e ekspertëve përbërës të tij duke qenë gjatë gjithë kohës nën presionin e vendimeve të qeverisë dhe përdorimit si instrument politik.

Paraardhëse

“Ishin lënë rrugëve”, kryeministri Rama prezanton 12 projektet strategjike të qeverisë që drejton (VIDEO)

Pasardhëse

Mblidhet sot seanca e parë e Kuvendit për sesionin e ri parlamentar, zbardhen çështjet ‘e nxehta’ që do të diskutohen

Pasardhëse

Mblidhet sot seanca e parë e Kuvendit për sesionin e ri parlamentar, zbardhen çështjet ‘e nxehta’ që do të diskutohen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.