Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nis sot punimet për sesionin e ri parlamentar. Më datë 31 gusht, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi firmosi urdhrin për rikthimin në punë të të gjithë deputetëve, për miratimin e kalendarit të punimeve.
Seanca do të nisë në orën 17.00.
Rendi i ditës përbëhet nga 4 pika, nga miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020 tek Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020.
Para seancës së sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Gazetarët s’do të lejohen në parlament dhe komisionet do të bëhen online. Pritet që deputetët të jenë në sallën e komisioneve, por pa gazetarë.
Diskutime rreth kësaj post