• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

RAPORTI/ 4 mënyrat që u përdorën në vitin 2017 për pastrimin e parave

3 April, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Katër skemat që aplikohen për pastrimin e parave janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave në raportin vjetor të 2017.

Mes tyre përfshihen Call Center-at, transferta me vendet e Amerikës Latine apo edhe deklarime si të ardhura nga emigracioni. Por cilat janë në fakt katër tipologjitë e përmendura në raport?

Tipologjia 1

Transferta nga shoqëri të regjistruara në vende parajsa skale, në favor të shoqërive ‘call center’ dhe tërheqja e menjëhershme e fondeve Shoqëria A me objekt veprimtarie ‘call center’, në llogarinë e saj në një nga bankat që operojnë në vend që në llimet e aktivitetit kishte përtuar disa transferta të dërguara nga vendet e BE, nga shoqëri të regjistruara në vende të parajsës skale (i ndryshëm nga vendi i dërgimit të transfertave).

Nga verikimet e kryera rezultoi se: Në të njëjtën adresë që ushtronte aktivitetin kompania A, kishin regjistruar selinë edhe disa biznese të vogla të tipit Person Fizik (rreth 11 PF) me të njëjtin objekt veprimtarie si të shoqërisë A dhe të regjistruara në të njëjtën datë në QKB. Këto biznese ishin regjistruar në emër të punonjësve të shoqërisë dhe kishin moshë tepër të re. Nga analizimi i llogarive të bizneseve PF është vënë re se ka patur transferta në hyrje që në momentin e regjistrimit të tyre nga të njëjtat shoqëri që më parë i kishin dërguar transferta edhe shoqërisë A. Fondet e mbërritura në llogaritë e bizneseve PF ishin pothuajse në të njëjtat vlera (10,000-15, 000 EUR për transfertë) dhe të gjitha këto fonde tërhiqeshin menjëherë nga shtetasi Z, i cili ishte person i autorizuar për kryerje transaksionesh në bizneset PF si dhe njëkohësisht i punësuar menaxher në shoqërinë A. Gjatë analizimit të mëtejshëm të rastit është konstatuar se shoqëritë dërguese, jashtë vendit kanë qenë të lidhura me shoqëri të tjera në Shqipëri me veprimtari ‘call center’ të sapo krijuara dhe me ortak shtetas me moshë të re, raste për të cilat është dërguar informacion kohë më parë në organet ligj zbatuese për dyshime lidhur me aktivitetin që ato ushtrojnë.

Tipologjia 2

Transferta të kryera me vende të Amerikës Latine nga shtetas me lidhje familjare me persona të dënuar për trakim lëndësh narkotike Për një periudhe 2-vjeçare shtetasi A kishte përtuar transferta të shumta nga shtetas të ndryshëm nga një vend në Amerikën Latine, shteti N, por ajo që binte në sy ishte se për një periudhë 6 mujore (në 2014) shtetasi A kishte dërguar edhe rreth 20 transferta në vlerë totale 82,000 EUR drejt shtetasve të ndryshëm në këtë shtet. Nga verikimete kryera ka rezultuar se:

  • shoqëria X që ka dërguar transfertën e mësipërme është një nga aksionerët e shoqërisë Y, e regjistruar në Shqipëri, me të cilën shtetasi A ka marrëdhënie biznesi pasi e furnizon me karburant, dhe për shkak të kësaj marrëdhënie, ka kërkuar një hua në vlerë 310,000 USD për investim në biznes;
  • nga të dhënat e QKB, shtetasi A është aksioner në katër shoqëri, të cilat operojnë në të njëjtën fushë veprimtarie;
  • gjatë periudhës që shtetasi A është përfshirë në këto subjekte (2011- 2017) ka qarkulluar një numër të konsiderueshëm transaksionesh bankare në vlera të larta, veprime të cilat kanë kryesisht natyrë biznesi;
  • nga një informacion në burimet hapura, ky shtetas është arrestuar me akuzën e mashtrimit. Informacioni i analizuar është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, nga të cilët na është konrmuar se shtetasi A guron i evidentuar me precedent kriminal për veprën penale “Mashtrim” dhe është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Bazuar në këto indicie DPPPP ka nxjerrë urdhër bllokimi. Në vijim është regjistruar një procedim penal ndaj këtij shtetasi si dhe është vendosur sekuestrimi i shumës 310,000 USD

Tipologji 4

Të ardhura të siguruara nga aktiviteti i jashtëligjshëm Shtetasja A ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë shumën 80,00 EUR duke deklaruar të ardhura nga emigracioni. Ndërkohë në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtën bankë, shtetasi X (dhëndri I shtetases A) ka hapur llogari të përbashkët me bashkëshorten e tij shtetasen B, ku ka depozituar shumën 65,000 EUR si kursime familjare dhe puna në emigracion në një vend të BE. Në lidhje me këto depozitime nuk është paraqitur asnjë dokument justikues. Nga verikimet e kryera, ka rezultuar se:

–  shtetasja B ka investuar në pasuri të paluajtshme në vlerën prej 150,000 EUR; nuk kanë biznes të regjistruar në QKB. Në lidhje me shtetasin X kemi kërkuar informacion në organet e zbatimit të ligjit dhe në vijim jemi informuar se shtetasit X dhe B janë të dyshuar nga autoritete e një vendi të BE, vendi M si persona të përfshirë në trakimin e lëndëve narkotike. Nga informacioni i marrë nga banka rezulton që më pas shtetasi X i përfaqësuar me prokurë nga shtetasja A ka kryer një transfertë prej 70,000 EUR në shtetin M për blerje shtëpie. Pas këtij informacioni materialet janë referuar në organet e zbatimit të ligjit, është nxjerrë urdhër bllokimi për rastin dhe më pas jemi informuar se është nxjerrë edhe urdhër sekuestrimi.

Paraardhëse

Edi Rama e përjashtoi nga PS/ Ja reagimi i fortë i këshilltarit socialist dhe një mesazh për …

Pasardhëse

Burrin ia arrestuan se doli në protesë, rrënqeth gruaja: Lefteri vinte me 1 mijë lekë në ditë…

Pasardhëse

Burrin ia arrestuan se doli në protesë, rrënqeth gruaja: Lefteri vinte me 1 mijë lekë në ditë…

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.