Lefter Rexhmati është një prej burrave i cili doli të protestonte më 31 mars në Kalimash per tarifen e vendosur per automjetet ne Rrugen e Kombit, por u arrestua pa kaluar ende 24 orë.
Lefteri punonte si shofer me furgonin e tij, duke bërë transport udhëtarësh në rrugën Kukës-Tiranë, pro me taksën e re i duhej të paguante 22 euro në ditë.
Servetja, gruaja e tij tregon se i shoqi kishte dalë në protestë nga e keqja:
I kushtonte 30 mijë lekë Lefterit që të linte tek sporteli që ishte vendosur atje. 1 milionë shkonte në muaj. Ai nuk merr aq dhe si do ta përballonte. Një ditë kishte punë, një ditë jo. Vjen edhe pa lekë në shtëpi, ka sjellë edhe vetëm 1 mijë lekë.”
Në familjen e Lefterit presin gruaja dhe tre fëmijët. Gresi është 9 vjeç, Andrea 2, dhe vajza e madhe Sihana 12 vjeç, e paralizuar, e shtrirë në krevat në gjendje vegjetative.
Vajza e paralizuar merr pagesë invaliditeti që bashkë me kujdestarinë e të ëmës bëjnë 260 mijë lekë të vjetra në muaj. 44-vjeçarja tregon se vajza e paralizuar duhej çuar në spital një natë më parë, por ajo po pret se çfarë do të bëhet me fatin e bashkëshortit të saj.
Nëna e vajzës thotë për Top Channel:
U lutem që Lefteri të vijë tek fëmija i vet, boll ta ledhatojë atë, se ajo nuk jeton dot pa ndihmën e babait të vet. I gjithë Kukësi u ngrit, jo vetëm Lefteri! Lefteri nuk është terrorist. Isha edhe unë me gra të tjera! Lefterin e kam parë vetëm në televizor që ishte me gjak. Burri flinte në furgon nga frika mos ia vidhnin. Kur erdhi policia u ngrita unë dhe në derë po trokisnin pak në orën 3:30 të mëngjesit. Kur e hapa derën ishte një civil i gjatë që hyri brenda dhe kishte të tjerë të zinj, nuk dukeshin si njerëz. Ishin 7-8 vetë! E arrestuan në makinë.”
Diskutime rreth kësaj post