Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i kanë fituar edhe tri komuna të tjera. “AAK-ja e ka rikonfirmuar besimin politik dhe fuqinë e vet politike bindshëm edhe në tri komuna të tjera – Gjakovë, Rahovec dhe Klinë”.
“Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar në Junik ku ka rezultat mjaft të ngushtë dhe njëkohësisht presim edhe rezultatin final në Istog. Pasi në rundin e parë kishim fituar në Suharekë dhe Deçan me rikonfirmimin edhe të tri komunave të tjera AAK-ja ka fituar bindshëm deri tani në pesë komuna”., tha Haradinaj.
“Me këtë AAK-ja është parti fituese në këto zgjedhje, ka arsye të festojë dhe i përgëzoj nga zemra kolegët e mi duke filluar nga Bali Muharremaj, Bashkim Ramosaj, Ardian Gjini, Smajl Latifin dhe Zenun Elezajn, derisa falënderoj për punë mjaft të mirë edhe Bekë Berishën dhe Agron Kuçin”.
Haradinaj në konferencë për media ka falënderuar të gjitha institucionet që janë marrë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, qytetarët dhe partitë politike për një proces të mirë zgjedhor.
I pari i AAK-së ka thënë se kjo komunë do të qeverisë në pesë komuna derisa do të jetë në bashkëqeverisje edhe në gjashtë komuna.
Ai ka thënë se rezultati në Junik është fort i ngushtë dhe mund të kthehet me votat me kusht dhe ato të diasporës.
Diskutime rreth kësaj post