• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ramën e presin protesta të llahtarshme”, Gjata del me paralajmërimin e fortë

16 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
301
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania” 4,446 delegatë të Partisë Demokratike votuan “pro” shkarkimit të kryedemokratit Lulzim Basha. Dhe kjo ngjarje, sipas Çlirim Gjatës, duhet lexuar dhe kuptuar politikisht nga Basha i cili “duhej ta kishte marrë tashmë mesazhin që nuk e ka më mbështetjen e demokratëve.”

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në “Radari Informativ” në ABC, ish-sekretari ligjor i PD tha se grupimi i Berishës do të shkojë në Selinë Blu më 5 janar, dhe “aty mbaron historia.” I pyetur se si do të veprohet nëse kreu i demokratëve nuk pranon të lërë zyrën, Gjata u përgjigj shkurt: “Do ta nxjerrim.”

Megjjithatë, ai e hodhi poshtë mundësinë që në këtë datë të ketë përplasje në selinë blu duke shtuar se tashmë Lulzim Basha është thjesht një qytetar për ta.

“Nuk është problem me vepru kundër dikujt që i ka ikur mendja. Është qytetar i thjeshtë që bie fjala s’do me të liru rrugën në makinë. E tillë është situata. Të ishte përplasje e kishim kry atë punë. Do shkojmë, do të hyjmë dhe aty e mbaroi historia.”

Situata sipas ish-sekretarit ligjor të PD nuk zgjidhet as nga gjykata. Kjo pasi, siç shpjegon ai, dërgimi i statutit në gjykatë është thjesht procedurë dhe nuk ka asnjë vlerë.

“Satatutet hynë në fuqi në momentin e miratimit të Kuvend, bëjnë edhe po të mos çohen në gjykatë.”

Nëse gjykata do të regjistrojë statutin e çuar nga Basha, Gjana thotë se kjo do të jetë një ndërhyrje e hapur e kryeministrit Edi Rama. Këtë të fundit ai e cilësoi një “humorist të keq” që nuk ka pse të përfshihet në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

Çlirim Gjata thotë se Rama i trembet rikthimit të Sali Berishës ndërsa solli në vëmendje se qeverinë e presin “protesta të llahtarshme”, pas skandaleve të fundit si ai i nxjerrjes së databazave me të dhënat personale të shqiptarëve.

“Këtë Edi Rama e di dhe prandaj e ka zënë tmerri.” , tha ai.

Paraardhëse

Vajza e madhe e kryedemokratit Basha mbush 15 vjeç, bashkëshortja publikon foton familjare dhe bën urimin emocionues

Pasardhëse

E rëndë në Pukë! Pëson aksident Alfred Lela, zhduket njëri nga personat që e shoqëronte

Pasardhëse

E rëndë në Pukë! Pëson aksident Alfred Lela, zhduket njëri nga personat që e shoqëronte

Diskutime rreth kësaj post




Kryesore

Flet Fisnik Syla: S’dua të njihem si partneri i Fjollës, unë jam biznesmen i suksesshëm

Nga lajme10
28 May, 2022
0

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, mbeten dy prej personazheve më të komentuar në mediat rozë, ku gjatë një interviste të...

Gazment Bardhi ironizon keq zgjedhjet e Rithemelimit: E gjithë administrata socialiste votoi për kryetarët e degëve dhe Berishën

28 May, 2022

Temperatura deri në 34°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

28 May, 2022

Kryesia e PD-së, ndryshon lista e kandidatëve, cili është emri që është shtuar

27 May, 2022

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, flet Sali Berisha

27 May, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.