• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama zgjat edhe me 10 vite koncesionin e dhënë nga Berisha. Ja për çfarë bëhet fjalë

23 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
394
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe për 10 vjet të tjera taksën private të markimit në çmimin e karburanteve. I dhënë nga qeveria e Sali Berishës në shkurt të vitit 2013, koncesioni i markimit përfundon zyrtarisht në fund të qershorit. Por kjo nuk do të ndodhë, pasi brenda muajit që vjen qeveria do të miratojë zgjatjen e tij.

Për të legjitimuar zgjatjen e koncesionit, qeveria ngriti dhe një grup të posaçëm pune. Grupi, i cili ka në përbërje punonjës të ministrisë së Financave, Doganave dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, pasi ka analizuar kontratën e koncesionit do të përpilojë një raport, ku do t’i propozojë qeverisë zgjatjen e saj.

Të gjitha këto kulisa janë zhvilluar në heshtje të plotë. Ministria e Financave ka qenë hermetike duke mos nxjerrë asnjë informacion për këtë çështje. Por burime konfidenciale i thanë Oligarkia.al se tashmë vendimi për zgjatjen e koncesionit është marrë dhe brenda pak javësh do të zyrtarizohet.

Afera që u bë biznes

Në vitin 2013, markimi ka qenë një nga koncesionet më të kundërshtuara nga socialistët, që në atë kohë ishin ende në opozitë. Vetë Edi Rama e ka cilësuar atë si një nga aferat më të mëdha korruptive të Sali Berishës, duke u zotuar madje se do ta anulonte mënjeherë sapo të merrte pushtetin.

Rrotacioni i pushtetit ndodhi, por markimi mbeti aty. Qeveria jo vetëm që nuk e anuloi koncesionin, por tani po e zgjat me 10 vjet të tjera. Afera u bë biznes, ndërsa korrupsioni u harrua.

Ndryshuan pronarët

Sinjalet e para se koncesioni i markimit mund të zgjatej u dhanë vitin e kaluar. Në shkurt 2022, kompania që ka koncesionin e markimit ndryshoi pronarin përfitues. E zotëruar për vitet me radhë nga Ismail Mulleti, kompania u shit tek një grup turk.

Në ekstraktin e saj tashmë figuron si pronarë fundor një shtetase turke e quajtur Nerve Korkmaz. Zonja Korkmaz ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e biznesmenit Sinan Idrizit, ortakut të qeverisë tek kompania Air Albania. Ndryshimi i pronarëve të koncesionit, kur kishte mbetet vetëm dhe një vit nga afati i përfundimit të kontratës tregon se vendimi për zgjatjen e markimit është marrë kohë më parë.

Madje synimet e këtij grupi për të shtënë në dorë markimin u zbuluan që në maj të vitit 2020, kur një biznesmen turk akuzoi Sinan Idrizin për mashtrim duke i marrë 3.5 milionë dollarë për të blerë koncesionin e markimit. Për këtë çështje pati dhe një hetim penal në Turqi, por gjykata turke e nxorri të pafajshëm zotin Idrizi.

Fitime të garantuara

Nuk dihet nëse qeveria do të propozojë garë formale për zgjatjen e koncesionit. Dhe ende nuk është e qartë nëse kontrata do i lihet edhe për 10 vjet GFI-së. pasi nën zë është duke qarkulluar edhe një skenar për vals koncesionesh mes markimit dhe pullave. Me pak fjalë, qeveria ndan bizneset që kanë fitime të garantuara me ligj tek njerëzit që zgjedh ajo.

Në vitin 2021, koncesioni i markimit arkëtoi 4 milionë euro të ardhura në total. Nga këto kompania koncesionare regjistroi një fitim neto prej 1.2 milionë eurosh ose 30 për qind mbi xhiron. Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania që ka koncesionin e markimit arkëton 1 lekë për çdo litër naftë që shitet në treg për shërbimin e ngjyrosjes. Qytetarët e paguajnë këtë kosto në çmimin fundor të naftës. Dhe në 10 vitet e ardhshme fatura do të jetë minimalisht 50 milionë euro.

Paraardhëse

Fredi Beleri u la në burg: Thirrje për protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

Pasardhëse

E rëndë, 28-vjeçarja shqiptare dhunohet për vdekje nga ish-burri në Gjermani, nënë e tre fëmijëve

Pasardhëse

E rëndë, 28-vjeçarja shqiptare dhunohet për vdekje nga ish-burri në Gjermani, nënë e tre fëmijëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Bora apo Elita? Dy vajzat bëhen “matchy” me trendin e ri të flokëve (FOTO)

Nga lajme5
31 May, 2023
0

Me ardhjen e verës ndryshon stili i veshjes dhe flokët. Disa vajzat i presin, të tjerat i zgjasin e ka...

“Zien” situata në veri! NATO vë në gatishmëri trupa shtesë në Kosovë

31 May, 2023

Ramush Haradinaj bën lëvizjen e parë për të rrëzuar Albin Kurtin

31 May, 2023

Shi dhe shtrëngata në Shqipëri, çfarë pritet të ndodh në Tiranë

31 May, 2023

Shqipëria e rrezikuar nga zjarret, Perfekti mbledh emergjencat

31 May, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.