Kryeministri Rama foli për ecurinë e garancisë sovrane dhe nëse po kontrollohet procesi, pasi ka vonesa në kohën e lëshimit të kredisë.
Rama tha se në qershor mund të shtohet kapaciteti i fondit për t’u dhënë mundësi edhe të tjerëve.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Procesi po shkon shumë mirë, nuk shohim asnjë shqetësim, janë kredi dhe jo indulgjenca që jepen në sportel pa letra, janë alokuar 22 mln euro deri tani, është shumë domethënëse, janë disa qindra praktika të tjera në proces, brenda qershorit mund të jetë i ezuaruar dhe mund të shtojmë një kapacitet të ri për të rigarantuar për t’u dhënë mundësi edhe të tjerëve.
Ka sipërmarrës që ankohen që kërkojnë këtë dhe atë, i mirëkuptoj, por instrumenti po u përgjigjet pritshmërive tona më pozitive” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post