Kryeministri Rama përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel mësohet se është takuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis
Mediat greke bëjnë me dije se të dy udhëheqësit kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.
Mësohet se Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Diskutime rreth kësaj post