Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme për të dhënë detaje mbi operacionet që u bënë mbrëmjen e djeshme, gati në të gjithë vendin.
Ardi Veliu bëri me dije se janë arrestuar 115 persona, ku disa prej tyre janë organizatorët kryesorë të veprimtarisë së lojërave të fatit në shkallë vendi.
Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, ka ardhur edhe reagimi i fortë i kryeministrit Rama, i cili shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria nuk është vend për ata që i janë futur ‘lojës kriminale’.
“Policia e Shtetit – GODITJE SHPARTALLUESE RRJETEVE KRIMINALE TË ORGANIZIMIT TË LOJRAVE TË FATIT
Lojrat e Fatit ndalohen me ligj në Shqipëri dhe organizatorët, menaxherët dhe shërbëtorët e linjave kriminale të organizimit të tyre, dënohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Operacioni policor “Fundi i Lojrave” është një MESAZH I QARTË jo vetëm për ata që i hyjnë rrugës qorre të organizimit të kësaj veprimtarie kriminale, po edhe PËR TË GJITHË ATA QË I JANË FUTUR “LOJËS SË KRIMIT” në çfarëdo drejtimi, fushe apo niveli:
SHQIPËRIA NUK ËSHTË VEND PËR JU”, shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post