Gazetari Arian Çani ka folur për ofertën e kryeministrit Edi Rama për kryeopozitarin Lulzim Basha për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Çani tha se “në kushtet aktuale me një kryetar që nuk do të ikë PD do bënte gabim mos e pranonte”.
Sipas gazetarit kryeministri po luan blofin me ofertën e presidentit konsensual në mënyrë që “të shtyjë verën”.
“Unë them në kushtet aktuale me një kryetar që nuk do të ikë do bënte gabim mos e pranonte. Kjo parti megjithëse po lufton me një parti shtet që do mundur me strategji dhe këto s’kanë këllqe t’i bëjnë. Morali në politikë është një tjetër, që morali shoqëror nuk e njeh. Kur tjetri të jep një lëmosh pse mos e marrësh? Unë mendoj se ai i gjati është duke luajtur një blof si ai lojtari i pokerit që bën sikur i ka të gjitha letrat në dorë, duke bërë sikur është babaxhan e zemërgjerë. Mund të jetë një blof sa për të shtyrë sezonin e verës. I mungon një pokerist i mirë opozitës, përballë kanë një super pokerist të niveleve të larta, ndërsa këta janë shumë dobët, kanë një lojtar shumë të dobët përballë”, tha Arian Çani për MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post