Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një inspektim të bërë në qendrën shëndetësore të rindërtuar në Ndroq, ku takoi edhe mjekët e rinj të punësuar dhe pacientët. Rama u shoqërua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Gjatë vizitës së tij, Rama u përball me një pacient, i cili njihte stërgjyshin e kryeministrit, që sipas tij i kishte dhënë patentën.
Ndërsa Edi Rama iu përgjigj se nëse ai do ishte gjallë do bëhej pjesë e Formula 1.
Pacienti: “Kam dy llafe për të thënë por mbasi të mbarosh punë, llafe të vjetra. Gjyshi yt nga baba më ka dhënë patentën, Vlash Rama.”
Edi Rama: “Ishte shofer.”
Pacienti: “Nuk e di kush ka qenë por…”
Edi Rama: “Do ishte në Formula1 po të ishte sot gjallë.”
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post