Nuk ndalet kryeministri i vendit, Edi Rama, me videot ironizuese ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ditën e sotme ka postuar një tjetër video ironizuese në rrjetin social Instagram.
Në video i pyet qytetarët se çfarë do të bënin në rast se do të kishin një punonjës që për 7 vite nuk ka bërë asnjë punë.
Të gjithë qytetarët u përgjigjën se ata do ta pushonin menjëherë nga puna.
Në fakt, kjo video ishte ironizuese për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Në fund të videos një qytetare thotë: “Për Lulin Tirana nuk priti 7-8 vite që të na ikte si kryetar bashkie, por e hoqi për katër vjet. Se për punë nuk është ai, për gjumë është i pari ai.”
“Këtë spot e ka publikuar Lulëzim Basha dhe postohet me kënaqësi ndaj kërkesës së një grupi ndjekësish të kësaj faqeje”,– shkruan Rama bashkëngjitur videos.
VIDEO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post