• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama nga New Yorku: Takimi i Këshillit të Sigurimit që unë do të kryesoj nesër, më i rëndësishmi për Ukrainën

19 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e rij nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku nesër presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive.

Rama tha se si pjesë e programit të punës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë muajt shtattor, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër dhe me gjasë ëshë takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit.

“Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.

Do të kem nderin të kryesoj këtë takim.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.

Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit.

Shpresoj që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë.

Duke qenë se vijmë nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë, jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen e, mbi të gjitha, për ruajtjen e saj.

Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e Drejta Ndërkombëtare shtrojnë themelet e asaj çka quajmë siguri njerëzore.

Ato përbëjnë një shkëputje nga e kaluara, me praktikën tradicionale të mbizotërimit, imponimit apo atë të “fuqishmit që ka të drejtë”. Ato sigurojnë barazi mes shtetesh dhe mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ja pse Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Pra, u vendos!”, tha Rama.

Paraardhëse

Begaj takon Borrell në New York: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Pasardhëse

Ligjvënësit republikanë akuzojnë Departamentin e Drejtësisë për qëndrim të butë në çështjet McGonigal, për të mbrojtur FBI-në

Pasardhëse

Ligjvënësit republikanë akuzojnë Departamentin e Drejtësisë për qëndrim të butë në çështjet McGonigal, për të mbrojtur FBI-në

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Kamberi: Vuçiç di edhe çmimet e produkteve të thjeshta, e jo më se grupi terrorist po e sulmon Kosovën

Nga lajme5
29 September, 2023
0

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i dinë edhe...

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

28 September, 2023

Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

28 September, 2023

Meta i ashpër pas deklaratave të Ramës për Kosovën: Përseritje e mesazheve të Vuçiçit

28 September, 2023

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, reagon Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

28 September, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.