Numri dy i PS-së, Taulant Balla ka komentuar zërat që po qarkullojnë në media se do të ketë lëvizjeve të tjera në qeveri pas largimit të Besa Shahinit. Balla tha se nuk sheh arsye për ndryshime dhe se ato janë bërë në momentin e duhur.
“Unë e kam thënë, padyshim që gjithmonë, herë pas here kur konsiderohet për një hov të ri në krye të një ministrie kryeministri Rama ka vlerësuar të bëjë ndryshime dhe pse unë mendoj se në këta sektorë kemi personat e duhur në momentin e duhur të qeverisjes.Nuk është larg momenti kur të marrim mandatin e tretë dhe sigurisht në mandatin tjetër mund të kishte ndonjë ndryshim tjetër megjithatë kjo vendimmarrje i takon kryeministrit.
Ne kemi një plan, një program dhe një matricë vlerësimi të performancës për çdo fushë që mbulon secila prej ministrive. Pas mbledhjes së grupit parlamentar kemi vendosur të krijojmë një kanal virtual komunikimi me anëtarësinë dhe qytetarët.
Ne kemi thënë që nga vitit 2017 nuk jemi në ndonjë aleancë me partitë, ne jemi në aleancë me qytetarët.
Platforma e vlerësimit po ngrihet dhe në çdo moment që kryeministri do vlerësojë në konsultim me qytetarët dhe grupin parlamentar, padyshim që çdo hap do merret në kohën e duhur por jemi në një situatë të vështirë të një pandemie që kërkon fokus të përditshëm. Ndaj e vlerësoj dhe për momentin e gjetur. Nuk mund të thotë dikush që ministrja e zëvendësua në një moment të papërshtatshëm. Viti shkollor filloi me sukses prej saj.
Unë nuk gjej arsye të mendoj për ndryshime të thella në qeveri.
Nëse do bënim një skaner në çdo ministri, në të gjithë sektorët është bërë një punë e shkëlqyer. Ndryshimet në qeveri janë një thashethem i vazhdueshëm në media. Nuk shoh arsye për ndryshim në ekipin e ministrave”, -deklaroi Balla.
Diskutime rreth kësaj post