Ditën e sotme në orën 19:00 pritet të takohet kryeministri i vendit Edi Rama dhe Taulant Balla me opozitën parlamentare. Rama takon sot për herë të dytë Murrizin, Stojkun dhe Musain.
Kujtojmë se ditën e djeshme kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.
Por cfarë kërkon opozita parlamentare? Tre janë kërkesat e tyre; hapja e listave, vendosja e pragut 5% dhe ndalimi i koalicioneve.
Përfaqësuesi socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri paralajmëroi pak ditë më parë se për të votuar draftin e 5 qershorit “Nëse nuk gjejmë votat, mund të bëjmë kompromis me opozitën parlamentare mbase edhe për hapjen e listave” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post