Minsitrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë lëvizjet e para pas marrjes së postit në kabinetin Rama. Ministrja ka takuar sot në Elbasan struktuarat e PS ku në fokus kryesor ishte fillimi i mobilizimit për të siguruar një mandat tjetër qeverisës.
Postimi i ministres:
“Së bashku me Gledin zhvilluam sot një takim me strukturat e Njësisë Nr. 4 në #Elbasan, ku në fokus kryesor ishte fillimi i mobilizimit për të siguruar një mandat tjetër qeverisës të #PS.
Më shumë punë e vullnet, si dhe komunikim e vëmendje maksimale për shërbimet ndaj qytetarëve, janë pikërisht busulla jonë orientuese që do të garantojë fitoren e padiskutueshme më #25Prill të vitit të ardhshëm.
#EGjithëVëmendjaTekQytetarët” – ka shkruar ministrja Kushi.
Diskutime rreth kësaj post