Në vazhdim të vendimeve të qeverisë për situatën post-tërmet, kreu i qeverisë Rama konfirmon se familjet e 50 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit do të marrin pension të përjetshëm. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, qeveria akordoi fondin prej 1 miliard lekësh për organizimin e varrimit të 50 viktimave nga Shqipëria, ndërsa për dy vëllezërit nga Kosova që vdiqën nga tërmeti në Durrës do t’u jepen 1 miliardë lekë.
Për sa i përket fëmijëve të familjeve të viktimave të tërmetit 6.4 të shkallës Rihter, qeveria do të ofrojë për secilin prej tyre një bursë prej 150 mijë lekësh në muaj.
‘’Ky do të jetë një financim për të gjithë familjet që ka viktima. Këto familje do të marrin pension të përjetshëm. Dje takova Albert Carën që nuk e di se ka humbur të gjithë familjen. Familjet e viktimave do të hyjne urgjent në banesa të reja.
Projekt vendimi tjetër për familjet e viktimave, ka të bëjë akordimin e një përkrahjeje finaicnare prej 1 miliard lekësh për çdo familje për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Edhe për dy vëllëzit nga Kosova do të marrin 1 milionë lekë të reja.
Nxënësit e familjeve të viktimave për t’u ardhur në ndihmë në këtë situatë do të marrin bursë mujore prej 15 mijë lekësh në muaj. Dhe studentët do të përfitojnë bursën prej 15 mijë lekësh në muaj’’, thekson kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post