• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama ironizon programin e PD dhe i uron Bashës gjumë të ëmbël, reagon Bardhi: Qetësohu, në 25 prill do largohesh me votë

29 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dje me ironi prezantimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike, ndërsa ka thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes një postim në “Twitter”, kryeministri Rama shkruan se programi i demokratëve ngjason me premtimin për ndërtimin e një tramvaji në Tiranë në vitin 2011, premtim ky i bërë nga Lulzim Basha kur garonte për kryetar bashkie, por që nuk u realizua.

“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël”, shkruan Rama. Por nuk ka vonuar edhe reagimi nga selia blu, ku përmes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas komentit ironik që ky i fundit i bëri programit ekonomik të PD. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ky është vetëm fillimi dhe se pas 8 vitesh, shqiptarët do e largojnë me votë Partinë Socialiste në 25 prill.

“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi. E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill”, shkruan Bardhi.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish ditën e djeshme ironinë me kryedemokratin Lulzim Basha sa i takon programit ekonomik. Shefi i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale disa deklarata kontradiktore të shtrira në kohë të liderit të opozitës.

“Kush ta hajë ta hajë, lëre se ç’thotë tabela e shumëzimit”, ironizoi kryeministri Edi Rama teksa shpërndan edhe një video të deklaratave të Bashës. Megjithatë edhe Partia Demokratike nuk është tërhequr, pasi ka vijuar përplasjen me kryeministrin Edi Rama. Ka qenë ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cila teksa i përgjigjet kryeministrit Rama, i kujtoi këtij të fundit ditën e djeshme se Shqipëria do të fitojë dhe ai e PS do të humbasë.

Sipas Vokshit, PD e hodhi poshtë përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur dështimin e tij 8 vjeçar. Madje, Vokshi theksoi se e vetmja gjë që i ka mbetur Ramës është të bëjë shaka. “Rama, kur nuk ke plan, kur nuk mban asnjë fjalë, kjo është gjithçka që të ka mbetur. Të bësh shaka. Më 25 prill Shqipëria do të fitojë dhe ti do të humbasësh”, shkruan ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi.

Paraardhëse

U largua nga ‘Përputhen’, zbulohet çfarë i ndodhi Atdheut

Pasardhëse

Rakip Suli zbardh kallëzimet penale ndaj Xhelal Mziut në SPAK, nga lejet e ndërtimit, te transporti

Pasardhëse

Rakip Suli zbardh kallëzimet penale ndaj Xhelal Mziut në SPAK, nga lejet e ndërtimit, te transporti

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.