Gazetari i njohur Lutfi Dervishi ka pyetur kryeministrin Rama për disa pamje qe tregojnë dy qëndrime të ndryshme të prokurorisë në lidhje më ato që u gjetën në makinën e ndaluar nga strukturat e PD për mbrojtjen e votës.
Ai e pyet pse prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit, ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë.Kryeministri Rama tha se gazetari ka një kurajo të madhe të thotë që Prokurori dhe drejtori gënjejnë.
Deklarata e Ramës:
“Është kurajo e madhe të thuash që Prokurori dhe drejtori gënjejnë. Është kurajo e madhe, mua nuk më rezulton. Unë jam kryeministri dhe nuk jam as prokurori dhe as drejtori i policisë së shtetit. Unë po e dëgjoj nga ty dhe pse duhet të diskutoj një muhabet këtu. Është një çështje që duhet të vendoset nga gjykata. Gjyqet e opinionit publik janë pasi të mbaroj gjyqi i shtetit atje, nuk jemi në kohën e gjykatave popullore. Nuk kam asnjë mundësi të bashkohemi me këtë tezë. O zotëri, ore ka fituar zgjedhjet PS-ja ca është kjo. I vetmi filxhan i vërtetë ishte ai i Klanifornias. Keni humbur zgjedhjet, do ta nxjerrësh sondazhin” tha Rama në Opinion.
Diskutime rreth kësaj post