Kryeministri Edi Rama i përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur i cili komentoi propozimin e tij ndaj Mashës për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Rama tha se Lulzim Basha nuk thotë dot gjë, sepse i heqin bateritë.
Deklarata e Ramës:
“E patë ça bëri Iliri se ma thanë tani, e thoshte Luli po të dojë ta bëjë tani atë marrëveshje. Unë dje i thashë jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitës sepse ata janë në opozitë dhe do të vazhdojnë të jenë në opozitë. Nëse është e mundur të shikojmë përtej ndasive politike pse jo, por ama thashë me një kusht që Luli të ndahet nga saliu dhe ilir, nga çelësat që e kurdisin se janë 2. Po luli nuk thotë dot po sepse i heqin bateritë, është kukull me bateri sepse vetëm një kukull me bateri mund të jetë njëherë spiderman njëherë borëbardhë. Njëri nga xhuxhat piraki tjetri shet e blen vezë tjetri jep e merr borxhe. E përsëris është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, është e rëndësishme që politikanë të japin provën se mund të shkojmë përtej politikës. Duan s’duan ata ne do ta bëjmë këtë vend kësaj pune i ka vdek nona.”– tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post