Rreth dy ditë më parë në media u bë publike lajmi se ministri Cakaj, do të largohet nga qeveria Rama dhe do të zëvëndësohet.
Sipas burimeve, lëvizjet në qeveri përfshijnë 4 ministra nga të cilët dy prej tyre u aluduan se ishin Gent Cakaj dhe Besa Shahini.
Ministrat kosovarë të qeverisë Rama do të riktheheshin në Kosovë ku do ti bashkoheshin formacionit politik të PDK-së.
Një lajm i tillë është përgënjeshtruar nga zyra e shtypit të ministrit Cakaj e cila pohon se ministri është në detyrë dhe i fokusuar në realizimin e suksesshëm të detyrave të caktuara gjatë këtij mandati
“Cakaj është Ministër në detyrë për Evropen dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe Sekretar i Partisë Socialiste te Shqipërisë. E gjitha puna e tij është e fokusuar tek realizimi sa me i suksesshëm i detyrave të cilat i janë caktuar dhe mbi te gjitha këtij mandati. Çdo punë e tij e zhvilluar deri më sot shkon në përputhje me mandatin e tij.
Kjo për t’u nënvizuar. Më vjen keq, por çdo gjë tjetër është spekulim për qëllime politike”, – kanë thënë nga Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post