Lajmi që qarkulloi dje në media ishte rezultati final i 1.15 miliard eurove të mbledhura për Shqipërinë që tejkalon edhe shifrën reale të dëmeve të tërmetit konfirmon pozitën e kryeministrit Rama në krye të qeverisë edhe me një mandat tjetër.
Lidhur me këto reagime ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se ky është kulmi i talljes pasi donatori më i madh që do duhet të paguajë këtë borxh janë shqiptarët.
Manjani shkruan:
Shihni çfarë llogjike!
I gjithë përroi mediatik i Bosit, po mbush faqet elektronike me titullin: Rama fitoi mandatin e tretë.
Dmth po të mos ishte ky takimi me Kreditorët (se donatorë nuk ishin) Rama nuk do e fitonte mandatin. Tani që i faturon një borxh të ri popullit të vet, plus kostot e propagandës,e paska siguruar mandatin e tretë!!!
Llogjika top! Hajde hajdeeee…!
Mendimtarët po na thonë se sa më shumë të fusësh popullin në borxh aq më shumë ky i fundit të ka borxh.
Ky është kulmi i talljes!
Po të paktën falenderojeni çdo shqiptar se është donatori më i madh që do duhet të paguajë këtë borxh! Dhe shqiptari për shqiptarin paguan pa asnjë dyshim, pa qenë nevoja ti biesh nga Brukseli.
Falenderojeni kët popull para se ta rripni edhe për llogari të atyre që do lindin borxhli.
Falenderojeni dhe ftojeni të zgjedhë lirisht dhe aty ta shohim se kush e merr mandatin e për sa kohë! Në ia dhashtë atë mandat ta gëzojë Bosi, por deri atëherë bëni zahmet e dijani për nder se po paguan dhe shtrenjtë madje. Paguan çdo fjalë të propogandistëve të përroit!
Ç’farë Turpi! Ç’farë neverie..!
Diskutime rreth kësaj post