Studentja, Albina Ruko ka folur për incidentin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me një student të cilin e nxorën me forcë nga salla.
Ruko tha gjatë një interviste në Fax News, se nuk është hera e parë që kryeminsitri Rama sillet në këtë formë me studentët.
“Në fakt incidenti i djeshëm nuk shënon herën e parë që Rama sillet në këtë formë. Një vit më parë kemi pasur të njëjtin incident. Jemi tërhequr zvarrë duke na nxjerrë nga salla vetëm se e kundërshtuam. Paktin për Universitetin Rama e ka shitur si diçka të suksesshme, por e vërteta qëndron ndryshe, ai shet vetëm propagandë. MAS ka thënë se tarifat përgjysmohen por e kanë në dorë universitetet, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë ndryshim. Tek mjekësia paguajmë të njëjtën tarifë. Gjithashtu Karta e Studentit, e propaganduar nga Veliaj. Duhet të presësh me orë të tëra në radhë për të marrë një kartë studentore. Viti i parë akoma nuk e ka fituar kartën studentore, pavarësisht se nuk i hyn në punë.”
Nga ana tjetër, Ruko tha se së shpejti studentët do t’ju rikthehen protestave si e vetmja alternativë e mbetur që sipas saj do t’i përballë studentët me qeverinë dhe ministrinë e Arsimit.
“Asgjë nuk a ndryshuar, është bërë akoma më keq, të njëjtat propleme, të njëjtat tarifa. Tarifat e masterit as nuk flitet për reduktim ç’ka ka sjellë reduktim të atyre që vazhdojnë masterin për shkak të rrethanave ekonomike, edhe unë jam njëri prej tyre. Pakti për Universitetin është vetëm propagandë e qeverisë asgjë më tepër.
Ne do shihemi së shpejti në rrugët e Tiranës me Ramën dhe Ministrinë e Arsimit. Nuk kemi një datë fikse por besoj se së shpejti do nisim këtë rrugë. E vetmja rrugë është protesta dhe do të vijojmë në këtë formë. Rama është non grada në jetën universitet, nuk e ka vëndim me studentët, ai punon për interesa personale dhe private”.
Diskutime rreth kësaj post