Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’ përmendi edhe një herë ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim me Partine Demokratike.
Klosi theksoi se ata janë të gatshëm që të diskutojnë për çdo gjë me PD-në, teksa vuri theksin edhe tek bashkëpunimi për zgjedhjen e emrit të ri të Presidentit, pas shkarkimit të Metës.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo gjë. Ne nuk garojmë për të marrë mandatin e tretë, por për t’i dhënë Shqipërisë nja stad tjetër jetese. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe për emrin e Presidentit. Rama e ka bërë të qartë propozimin. Do të ketë një vlerësim të lidershipit të ri të PD që do të dalë në 13 qershor.”, – tha ministri Klosi.
Me Klosi, ai theksoi se objektivi i PS është që Shqipëria të bëhet kampione në zhvillim turistik në Ballkan.
“Kemi konkurrencë jo të vogël me vendet e rajonit. T’ia dalim të jemi opsioni i parë i rajonit.”, – u shpreh Klosi.
Diskutime rreth kësaj post