Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se Ilir Meta e ka humbur rolin e presidentit dhe zhvillon takime me elektoratin kryesisht gjatë natës, kreu i shtetit është shfaqur sot në Berat.
Pasditen e kësaj të shtune, Meta është parë në qendër të qytetit, ku ka takuar disa qytetarë, me të cilët edhe ka bërë foto.
Kujtojmë se në qarkun e Beratit, pak ditë më parë është shkrirë dega e LSI-së, partisë së themeluar nga kreu i shtetit. Arsyeja lidhej me largimin e Nasip Naços, një nga figurat kryesore të kësaj force politike, për të shkruar drejt PS.
Meta nuk i ka kursyer komentet për largimet e emrave si Naço apo edhe Leftes koka, duke i quajtur “llum që PS-ja i shet si ajkën e shoqërisë”.
Diskutime rreth kësaj post