Avokati Çlirim Gjata shprehet se nuk ka opozitë parlamentare, ka shërbëtorë të Edi Ramës që kërkojnë me nxitjen e tij të ndryshojë gjoja sistemi.
“Ju mendoni se këta parlamentarë paskan idenë madhore që të heqin koalicionet parazgjedhore, të rrisin pragun 5%. Shumica e tyre janë kryetarët të partive të vogla, partitë e vogla vetëm me koalicion parazgjedhor mund të fusin një apo dy deputetë në parlament.
Me prag 5% nuk shkojnë kurrë. Si e kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës për t’ja futur vetes?! A ka njeri që e beson këtë? Pas tyre është Edi Rama, është dora e Edi Ramës. E ka shkruar dhe ata kanë firmosur. Nuk ka opozitë parlamentare, ka shërbëtorë të Edi Ramës që kërkojnë me nxitjen e tij të ndryshojë gjoja sistemi.
U arrit marrëveshja e 5 qershorit ku firmosi edhe opozita parlamentare dhe ka një pikë aty që thotë nuk do të kërkojmë ndryshim sistemi kësaj radhe. E ka firmosur, a bëhet marrëveshje me këta? Pse e firmose? Rama i fut këta për presion. Marrëveshja u përshëndet nga Pompeo.
Nëse Rama kërkon të prishë marrëveshjen, do ta prishë me ndërkombëtarët. Ai e di mirë, këto janë lojëra që bën. Sa më shpejt të miratohet kodi i ri aq më mirë është. Çfarëdo metode të përdorë do ti humbë zgjedhjet”, tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post