• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama bën parashikimin, thotë se PS-ja do t’i fitojë 78 mandate në zgjedhjet e 11 majit

8 May, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e 11 majit.

Siç duket edhe nga kjo letër e shkruar me shkrim dore, socialistët konsiderojnë 100 për qind të sigurt marrjen e katër mandateve më shumë se në 2021, duke e çuar shifrën e tyre në 78 mandate, shkruan Top Channel.

Rama pretendon marrjen e një mandati më shumë në qarkun e Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit.

Megjithatë parashikimet e socialistëve shkojnë edhe përtej shifrës 78 mandate. Me 50% mundësi ata parashikojnë edhe gjashtë mandate të tjera në qarqe si Tirana, Kukësi, Vlora dhe Durrësi.

“Ne e quajmë Memorandumi i Kuçit”, u shpreh Rama teksa rikujtoi se ky projeksion zhvillohet në të njëjtin vend, për herë të dytë, pas zgjedhjeve të kaluara.

“Dy gjëra kisha; e para ishte kënaqësi e madhe të vije nga kjo rruga, në atë luginën, bukuri e madhe dh e dyta më vjen shumë mirë që fjalën e dhashë, dhe kjo qendra po bëhet. Ishte bërë një si bujtinë këtu lart dhe tani duhet punuar, Vangjel edhe për ca bujtina më shumë, edhe gëzuar dhe një herë ju paça”, uroi Kryetari i PS Edi Rama, i cili më pas vijoi me projeksionin, duke renditur emrat e qyteteve dhe mandatet përkatëse. Atëherë, fillojmë, këtu kemi aktualitetin. Kukësi, Dibra, Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Korça, Vlora, Berati dhe Gjirokastra”.

“Tani këtu jemi 74, apo jo? 74 nuk lëviz, këto nuk lëvizin më, janë të palëvizshme. Tani, këtu do kemi minimumin. Tani minimumi është 1 në Dibër plus, 1 në Shkodër plus, 1 në Fier plus dhe 1 një në Elbasan plus, ky është minimumi 78, nën 78 nuk bie Partia Socialiste. Ky nuk është as fall, as lotari, është memorandum. Memorandumet janë për historinë. Tani këtu jemi tek minimumi, tani 78 është minimumi, tani kalojmë te çfarë do të marrim plus kësaj, domethënë ça janë të mundshme plus kësaj, është një në Kukës, është e mundshme. Domethënë kjo është 100%, këtu jemi me 50 %, dakord, 50 %”.

“Një në Kukës, kemi një në Shkodër, kemi një tjetër në Dibër të mundshëm, kemi një në Lezhë, kemi një në Durrës, kemi dy në Tiranë, kemi edhe një tjetër në Elbasan, në Korçë nuk lëvizim rrimë të 6, kemi edhe një tjetër në Fier, kemi edhe një në Vlorë, kjo këto janë të mundshme me 50%. Atëherë 78 dhe 88. Në këtë shifër do lëvizë, midis kësaj dhe kësaj. Nuk do jetë as kjo, do jetë diçka këtu midis se diku do marrim, diku do lëmë. Midis 78 dhe 88 lëviz Partia Socialiste këtë herë. Kështu që unë po e firmos këtu memorandumin këtu. Urdhëro. Vazhdoni hidhni firmat ju”, u shpreh Rama.

Paraardhëse

Gjykata e Apelit merr vendimin përfundimtar, a do burgoset Luiz Ejlli?

Pasardhëse

Papa Leoni i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e “Shën Pjetrit”

Pasardhëse

Papa Leoni i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e “Shën Pjetrit”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Berisha: Zgjedhjet u grabitën në mënyrë kriminale

Nga lajme2
14 May, 2025
0

Kreu demokrat Berisha, tha se do te paraqese fakte në kancelaritë e Europës ne Senatin dhe Kongresin e SHBA-së. nga...

Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli në orën 20:30

14 May, 2025

Sokol Balla ka nje mesazh per Berishen

14 May, 2025

Efi flet hapur për betejën me shëndetin mendor: Nuk shihja më dritë

14 May, 2025

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 May, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.