• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama: Arrestimi i Tahiri nuk justifikohet me 4 fletë bakalli

23 October, 2017
në Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar të PS, ku po flet mbi çështjen e deputetit Saimir Tahiri, lidhur me kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e tij si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai do paraqesë votën e socialistëve për Tahirin në seancën e të mërkurës.

“Pas prindërve të tij, unë jam ai që dua të besoj në pafajësine e Tahirit. Tahiri ishte njeriu i parë që hyri në seli pas meje. U paraqit përmes një emali ku me dha disa ide për reformin e PS. Për meritat e tij në punë u zgjodh edhe ministër i brendshëm. Nuk i ndërhyra kurrë në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve. Nuk kam folur me asnjë drejtor policie as shef komisariati në telefon gjatë 4 viteve. Nuk kam lejuar që Tahiri të vihej në pozitë nga kolegë deputetë apo ministrash për gjoba.

Polici kishte imazh qesharak. Tahiri ishte ministri më jetëgjatë në detyrë, jo se ishte i afërt me mua si njeri, por sepse të gjithë deputetët e PS i dhanë besim të jashtëzakonshëm. Nuk ia kursyem mbështetjen për të drejtuar ministrinë e brendshme, si drejtuesi i pakontestuar nga ne.

A është i pafajshëm Tahiri? Këtë nuk mund ta thëm unë, as si i pafajshëm as si i fajshëm. Mendimi im i sinqertë për Tahirin. Tahiri nuk ishte njëri nga ministrat dje, por më popullori tek shumica dhe më i urryeri në sy të partisë. Me sukseset më të duartrokitura dhe më i urryeri.

I jam gjendur pranë Tahirit për të mbrojtur punën e tij të palodhur. Sot Tahiri nuk është më ministër, por viktimë e një sulmi të papërmbajtur. Sot shihem si njeriu i tij më i afërt i një historie 4-vjeçare betejash reale, mes akuzash të paimagjinueshme. Prandaj nuk mund të mjaftohem me një fjalim rasti mbi parimet e së drejtës. Uroj që Tahiri të mos jetë pishmani im politik. Dua të flas për të vërtetën timë për pyetjen a është i pafajshëm Tahiri.

Kjo pyetje më duket e tepërt. Shumë presin që t’i bashkohem Tahirit kundër prokurorëve e gjykatësve të veshur si deputetë.

Ndaj Tahirit, gjyq politik farsë nga amatorë inatçinj
Gjyqi ndaj Tahirit, kopje surrogato e një gjyqi politik

Do të zhgënjesha nëse Tahiri nuk do ishte ai që njoh. Kam bërë avokatin e Tahirit për 4 vjet, pa ma kërkuar ai.

Detyra jonë si avokatë të Tahirit, ka përfunduar ditën që Tahiri pajtoi avokatë. PS në këshillin e mandateve zbatoi ligjin. Kjo parti nuk do bëhet mburojë e askujt kundër drejtësisë, por në emër të drejtësisë nuk do lejojmë të griset kushtetuta.

Drejtësi deri në fund, por jo arbitraritet. Ku u gjet ky zell i një prokurorie që nuk ka ngritur gishtin për mijëra denoncime publike. Kjo prokurori nuk e lëvizi kurrë asnjërin gisht. Me 4 fletë bakalli kërkohet arrestimi i një deputeti. Prokuroria e krimeve bilanc memec për disa vite.

Kemi prova thonë, por nuk i nxjerrin se nuk duan t’i shohë populli. Tre prokurorët e ulen institucionin e tyre në nivelin më të ulët. 4 fletë bakalli nuk justifikojnë faturën arrest me burg për një deputet. Uroj që prokurorët të mbyllin komunikimet me nxitësit e asaj farse.

Paraardhëse

Zbuloni të kaluarën dhe të ardhmen tuaj sipas shenjës së horoskopit

Pasardhëse

“Haki Çakos nuk i kam as numrin”, Rama mbron Saimir Tahirin

Pasardhëse

"Haki Çakos nuk i kam as numrin", Rama mbron Saimir Tahirin

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.