Qeveria është mbledhur këtë të dielë herët në mëngjes, teksa kryeministri ka premtuar se pensioni special për të moshuarit e prekur nga tërmeti si dhe shuma prej 1 milionë lekësh do të jenë të aktivizuara që ditën e sotme.
“Ministrja e Financave dhe kryetari i Komitetit Kombëtar po punojnë me ekspertët për rishikimin e buxhetit. Përgjigja dhe reagimi i partnerëve është inkurajues sepse nevoja për të krijuar një bazë solide për operacionin e rindërtimit është e madhe. Të gjitha familjet të targetohen sipas nevojë që procesi të mos marrë vite e vite. Na është ngarkuar që të merret me familjet e viktimave. Familjeve të vetmuara, të Thumanës ju duhen vetëm opsione, nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty ose të vijnë në Tiranë.
Për familjet që kanë pasur këto goditje ikja në një vend do ishte zgjidhja më e mirë sepse qëndrimi aty ku humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre. Brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia. Kështu me familjet në Durrës dhe kështu me familjen në Tiranë. Fondi prej 1 mln lekësh duhet të aktivizohet sot. Janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar dhe duhet ta marrin këtë fond. Fëmijët duhet të marrin bursën duke përfshirë edhe muajin nëntor. Për pensionistët, nuk bëhet fjala për një pension të çfarëdoshëm por pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ata që janë pensionistë në këto familje dhe shuma duhet të jetë e lërueshme menjëherë. Nëse do të dhurohet në dhjetor brenda do të jetë edhe pensioni i nëntorit”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post