Deputeti Ralf Gjoni shprehet se mes demokratëve dhe socialistëve ka pakt të fshehtë. Ai i konsideron të panevojshme të gjitha diskutimet që po bëhen mbi reformën zgjedhore pasi sipas tij Shqipëria ka nevojë për një sistem kombëtar proporcional me lista plotësisht të hapura.
“Shqipëria duhet të ketë vetëm një zonë elektorale dhe lista plotësisht të hapura. Kushtetuta e ndalon mbylljen e listave, ajo që druaj që është dhe se ndodhur një shkelje syri për të mos zbatuar ndryshimet kushtetuese. Me propozimin e fundit të PS zhbëhet ajo që u bë në korrik me ndryshimet kushtetuese”, tha Gjoni.
“Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se çfarë është duke ndodhur, PS dhe PD janë në unison të plotë. Këta kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe hapja e listave. Shqiptarët nuk duan që të vazhdojmë më me dy parti e gjysmë. As PS, as PD dhe as LSI nuk ofrojnë më shpresë dhe e vetmja mënyrë për të ruajtur pushtetin është duke ruajtur sistemin”, shtoi deputeti i opozitës parlamentare.
Diskutime rreth kësaj post