Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në përgjigje të akuzave të opozitës tha se Shkodra është rasti tipik ku të prekurit me COVID-19 janë zbuluar vetëm nga hetimi epidemiologjik, pasi shumica e të infektuarve kanë qenë pa simptoma.
“Në Shkodër nuk ka asnjë arsye të fshihet realiteti, përkundrazi. Rastet që janë gjetur në Shkodër janë gjetur nga hetimi epidemiologjik. Një pjesë e të infektuarve nuk kanë paraqitur asnjë shenjë. Nëse nuk do të kishte shkuar personi i shëndetësisë, ato raste nuk do ishin zbuluar. Këtu ka ndodhur e kundërta, jo akuza që po fshihen rastet, përkundrazi, kanë dalë rastet. Në Shkodër rastet nuk erdhën vet për t’u testuar, i zbuloi hetimi epidemiologjik”, tha Rakacolli.
Më tej ajo ka folur dhe për numrin e të infektuarve, nëse nuk do të ishin marrë masat e ashpra kufizuese, duke thënë se mund të kishim 18 mijë të prekur.
“Janë bërë kalkulime të ndryshme. Ky ishte një virus i panjohur, nuk dihej si do bëhej shpërndarje, por nisur nga modelet e tjera në vendet e tjra, është menduar se mund të kishim edhe 18 mijë të sëmurë”, shtoi zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë një interviste me Skype në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post