• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Qeveria shet Albpetrol për 95 mln euro

9 January, 2016
në Ekonomi
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria shet Albpetrol për 95 mln euro

Plani i privatizimit të kompanive shtetërore 2015-2017, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë synon të sjellë 99.3 milionë euro të ardhura në buxhetin e këtij viti, por që gjithsesi ky mbetet një plan në varësitë kushteve të tregut.

Nga kjo vlerë 95 milionë euro pritet të përfitohen nga shitja e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, Albpetrol. Një grup pune me asistencë teknike nga IFC, është duke studiuar mundësinë e ristrukturimit të kompanisë shtetërore, me qëllim shitjen e tij si një aset strategjik. Mbi 4 milionë euro të tjera janë programuar të arkëtohen nga privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Vlera prej 95 milionë eurosh që qeveria synon të shesë Albpetrolin është trefish më e ulët se sa, oferta serioze e Bankers Petroleum mbi 300 milionë euro e vitit 2012 kur dështoi tenderi i parë për shitjen e kompanisë.

Por që nga ajo kohë kushtet në industrinë nxjerrëse të naftës kanë ndryshuar nga rënia e çmimeve të shitjes me pakicë. Investitorët në këto kushte orientohen me shumë drejt kërkimit të burimeve të reja dhe jo shumë në nxjerrje.

Ndërsa më 2017 janë programuar të arkëtohen 53 milionë euro nga shitja e paketës së aksioneve shtetërore në kompanitë Albtelekom dhe ARMO.
Qeveria është në proces të përgatitjes së kuadrit ligjor dhe procedurave për shitjen e këtyre kompanive, si dhe është duke krijuar grupe pune për të vlerësuar dhe adresuar çështje që lidhen me ristrukturimin e këtyre kompanive. Ministria e Ekonomisë synon që të gjitha shitjet të kryhen me vlerën e tregut.
Por qeveria duket se ka dështuar në programin e saj të privatizimit të pronës publike me 2015. Nga shitja a INSIG dhe disa ndërmarrjeve të vogla ishin programuar për tu arkëtuar 10.5 milionë euro të cilat nuk janë realizuar.

Paraardhëse

Nafta 32.89 USD për fuçi, në Shqipëri ulin çmimin në 155 lekë

Pasardhëse

300 forca dhe 2 helikopterë për përballimin e përmbytjeve

Pasardhëse
Banore te fshatit Darzeze ne Fier, duke evakuar bagetite, pas permbytjeve nga dalja nga shtrati i lumit Vjosa, duke permbytur rruge, shtepi dhe siperfaqe te medha tokash. Shume zona dhe rruge qe lidhin qytetet ne jugun e Shqiperise jane permbytur si pasoje e reshjeve te shiut te diteve te fundit./r/n/r/nFarmers transport sheep to higher ground after heavy rain caused the Vjosa River to burst its banks and flooded their village of Darzeze near the city of Fier on February 2, 2015. Floods caused by heavy rains over the last days have hit southern Albania, forcing the evacuation of hundreds of villagers after rivers flooded thousands of hectares (acres), hundreds of homes and many roads. Many areas in southern Albania had no power or water. Police urged residents to cancel travel plans and more intense rain was forecast to hit over the next few days. No casualties were reported.

300 forca dhe 2 helikopterë për përballimin e përmbytjeve

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda, e papranueshme

Nga lajme4
8 August, 2022
0

Pothuajse 500 milionë paund janë shpenzuar në 7 vitet e fundit për parandalimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve në...

Deputeti anglez bën deklaratën e papritur për shqiptarët, reagon i revoltuar Kreshnik Spahiu

8 August, 2022

Plasin tensionet në Mesdhe, anija turke nis nesër kërkimet, Greqia i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”

8 August, 2022

Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë për Sali Berishën

8 August, 2022

Partia e Lirisë ngre alarmin dhe ka 6 propozime për Ramën: Ky është rrënim ekonomik

8 August, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.