Juristi Romeo Kara ka reaguar pas vendimit të qeverisë Rama për vettingun edhe në radhët e sistemit të noterisë.Ai shkruan se duhet vetting në të gjitha fushat dhe madje jo vetëm për të sotmen, por edhe për të djeshmen. Sipas juristit vetëm kështu do të shkojë haka tek i zoti dhe Shqipëria do të bëhet.
Reagimi i Karas:
“Vetting per politiken,
Vetting per sistemin e drejtesise dhe policine,
Vetting per median,
Vetting per biznesin,
Vetting per qeveritaret qendrore dhe lokale,
Vetting per te gjitha institucionet nga ku shitet dhe nuk sherbehen te drejtat tona,
Vetting per te djeshmen dhe te sotmen,
Vetem keshtu shkon haka tek i zoti dhe behet Shqiperia.”, shkruan Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post