Gjatë diskutimit në lidhje me mandatin e ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe çështjen e saj në Gjykatën Kushtetuese për shkak të bashkëshortit të saj i cili është shpallur investitor strategjik është folur në studion e emisionit “Open”.
Gazetari Mentor Kikia theksoi se çështja është shumë e qartë për gjykatësit, pasi nëse burri përfshihet në një biznes nuk mund të konsiderohet sikur bashkëshortja nuk ka asnjë lloj interesi.
“Mendoj se çështja është e pastër, pretendimi i avokatit që Xhaçka nuk ka përfituar është një pretendim jo serioz. Nëse burri përfshihet në një biznes nuk mund të konsiderohet sikur bashkëshortja nuk ka asnjë lloj interesi. Vetë mbrojtësit janë koshientë për situatën ku ndodhen dhe kanë tentuar të shpëtojnë mandatin përmes konsiderimit si të pavlefshëm të padisë për çështje afatesh, pra për çështje procedural dhe jo ligjore.
Është publike që bashkëshorti i Xhaçkës është shpallur investitor strategjik, madje kur u bë publike çështja qeveria e mbrojti këtë kandidaturë duke thënë që plotëson gjithë kriteret. Ai ka fituar pronë shtetërore sipas asaj që parashikon ligji falas, pjesën përpara të bregdetit për ta shfrytëzuar dhe është bashkëshort i ministres, këtu nuk ka asnjë hapësirë për të interpretuar. Mendoj se mund t’ia hedhin vetëm.” – eshte shprehur Kikia.
Diskutime rreth kësaj post