Kryeministri Rama ka njoftuar se do të nis dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama bën të ditur se qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët.
Postimi i plotë:
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
RINDËRTOJMË BASHKË
Nis dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit
200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë.
Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD”, – shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post