Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti në emisionin “Arena”, ka zbuluar se partia e tij ka propozuar që të ketë një qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve. Sipas tij kjo qeveri duhet të drejtohet nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
“Këta (PS) kanë hall të mos ndryshojnë asgjë dhe na thonë ne se jemi parti e vogël. Një nga propozimet që ne kemi dorëzuar në Kuvend është si rasti i Maqedonisë.
Qeveri tranzitore 100 ditore para zgjedhjeve, që të drejtohet nga një kryeministër që të jetë drejtues i një organi kushtetues, në mendimin tim, duhet të jetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Përmeti.
Diskutime rreth kësaj post