• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Putin i jep goditjen e fortë Perëndimit, forcon aleancën me Emiratet e Bashkuara Arabe

12 October, 2022
në Botë
0
88
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është një vizitë që ka acaruar shumë kancelari perëndimore. Pak ditë pasi karteli i naftës OPEC+ vendosi të shkurtojë prodhimin me mbi 2 milionë fuçi në ditë, presidenti rus është takuar me homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shën Petërburg, për të diskutuar mbi akordin.

“Ne po punojmë për modelin e bashkëpunimit me OPEC+. Vendimet dhe veprimet tona nuk janë ndërmarrë kundër askujt. Ne nuk po krijojmë probleme për askënd. Veprimet tona synojnë garantimin e stabilitetit në tregjet globale të energjisë”, tha Vladimir Putin.

Edhe pse konsiderohet e sigurt se dy liderët folën për Ukrainën, takimi kishte një karakter të theksuar ekonomik.

“Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike si pasojë e pandemisë, ne ia arritëm qëllimit tonë. Ne kemi rritur tregtinë tonë nga 2.5 në 5 miliardë”, u shpreh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sikurse Arabia Saudite, Katari dhe vende të tjera arabe, Emiratet nuk e kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe nuk mbështesin përjashtimin e Rusisë nga OPEC+.

Organizata deklaron se nuk ndjek objektiva politikë, por ekonomikë. Sidoqoftë, vendimet e saj përforcojnë strategjinë e Rusisë dhe shpërfillin kërkesat e Perëndimit, që të hapin rubinetet e naftës për të ulur inflacionin që ka pllakosur ekonominë.

Paraardhëse

Kurti me një video të pazakontë nga makina, ka një thirrje

Pasardhëse

U shfaq me të njëjtën veshje, këngëtari i kthehet rrjetit: Unë nuk blej rroba 10 mijë euro, por ua jap nënës dhe babës

Pasardhëse

U shfaq me të njëjtën veshje, këngëtari i kthehet rrjetit: Unë nuk blej rroba 10 mijë euro, por ua jap nënës dhe babës

Diskutime rreth kësaj post



Kryesore

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Nga lajme
27 May, 2026
0

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati! Urojmë...

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.