Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pranoi një letër urimi nga Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ai i uroi vitin e ri dhe krishtlindjet atij e popullit “vëlla serb” dhe e ftoi në ceremoninë përkujtuese të ‘luftës së madhe patriotike’, siç e quajnë luftën e dytë botërore rusët. Shtohet se presidenti e ambasadori biseduan edhe për situatën në rajon dhe çështjet botërore.
Këtë letër ia dorëzoi presidentit serb Vucic ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko. Vucic e publikoi atë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
“I nderuari zotëri president, Me gjithë zëmër ju uroj Vitin e Ri dhe festën e shenjtë të krishtlindjeve. Me kënaqësi e theksoj se në kohët e fundit bashkëpunimi mes Federatës Ruse dhe Republikës së Serbisë është zhvilluar për së mbari. Marrëveshjet e arritura gjatë takimeve tona në Beograd e Sochi, kanë hapur perspektiva të reja të bashkëpunimit bilateral të në shumë fusha. Llogarisim që edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me punën e përbashkët konstruktive në dobi të popujve tanë vëllazëror. Mirëpres arritjen tuaj në Moskë në përkujtimin e 75-vjetorit të fitores në luftën e madhe patriotike. Ju uroj ju familjes dhe të afërmeve të juaj shëndet e suksese, e popullit vëlla serb- paqe e zhvillim. Me respekt, Vladimir Putin”.
Presidenti serb Vucic dhe ambasadori rus Kharchenko u pajtuan se mes dy vendeve ka pajtueshmëri si rezultat i dialogut intensiv politik të nivelit më të lartë. Ambasadori rus paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të ketë vizita të zyrtarëve tjerë të Rusisë në Serbi.
Siç njoftohet, biseduan edhe për situatën në rajon dhe çështjet e rëndësisë botërorë.
Presidenti serb Vucic do të vizitoj Moskën në këtë ceremoni përkujtimi e të dy ‘vëllezërit’ mund të qahen pasi të dy ishin injoruar dhe nuk ishin ftuar nga Polonia këtë verë për të përkujtuar 80 -vjetorin e nisjes së luftës e dytë botërore.
Serbia ka rënë në sy të partnerëve ndërkombëtare për rritjen e bashkëpunimit me Rusinë këtë vit me stërvitjet ushtarake, blerjet e armatimit, nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike të anëtarësimit në Unionin euro-aziatik ekonomik. Megjithëse se partneri më i madh ekonomik i Serbisë është BE’ja, bashkëpunimi më i madh ushtarak i Serbisë është NATO’ja kjo në opinion publik serb raportohet shumë pak.
Diskutime rreth kësaj post